Home Politike 246-vjetori i ceremonisë së Pavarësisë së SHBA-ve, Meta: Krenar për aleancën strategjike...

246-vjetori i ceremonisë së Pavarësisë së SHBA-ve, Meta: Krenar për aleancën strategjike dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera

Presidenti Ilir Meta ka ndarë në Facebook ceremoninë e 246 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve. Meta shkruan se ishte kënaqësi të merrte pjesë si dhe ishte krenar për aleancën strategjike dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

‘Kënaqësi të merrja pjesë, së bashku me miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, për festimin e Ditës së Pavarësisë të këtij vendi mik.

Krenarë për aleancën tonë strategjike dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve tanë, që meritojnë të zhvillohen më tej.

Gjithmonë pranë njëri-tjetrit në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe paqes.’- shkruan Meta