Home Politike Vrasja në Deçan, Nikolla: Krim i rëndë dhe i patolerueshëm, kriminelët meritojnë...

Vrasja në Deçan, Nikolla: Krim i rëndë dhe i patolerueshëm, kriminelët meritojnë ndëshkim

Sulmi makabër në Deçan të Kosovës që la 3 viktima mes tyre dy nxënës të mitur ka tronditur vendin. Një reagim ka ardhur edhe nga Kryetarja e Kuvendit  Lindita Nikolla e cila e sheh ngjarjen e zezë në Deçan si një krim të patolerueshëm.

Nikolla ndan dhimbjen e thellë me familjet e viktimave dhe qytetarët e Kosovës.

‘Krimi që ndodhi në Deçan dhe që morri edhe jetë fëmijësh, është i rëndë dhe i patolerueshëm. Ndaj dhimbjen e thellë me familjet e viktimave dhe qytetarët e Kosovës. Mbështes institucionet e drejtësisë së Kosovës. Krimi, kriminelët meritojnë ndëshkim!’, shkruan Lindita Nikolla.