Stilisti francez i modës Thierry Mugler, krijimet e mrekullueshme të të cilit transformuan modën, ka vdekur në moshën 73-vjeçare. Marka e stilistit konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram, duke e përshkruar themeluesin e saj si “një vizionar, imagjinata e të cilit si një stilist, parfumier dhe krijues imazhi i fuqizoi njerëzit në mbarë botën të jenë më të guximshëm dhe të ëndërrojnë më shumë çdo ditë”.
Fustani i famshëm i zi i gjatë që ai projektoi për personazhin e Demi Moore në filmin e vitit 1993 “Propozimi i pahijshëm” vërtetoi, nëse duheshin prova, se ai nuk kishte nevojë për forma dhe ngjyra të theksuara për të krijuar diçka ikonike. Mugler gjithashtu lansoi aromën e tij jashtëzakonisht të njohur “Angel” në 1992, duke ndihmuar në krijimin e një lidhjeje të krijuar tashmë midis modës luksoze dhe aromës. Por pavarësisht suksesit të parfumit, krijimet e gatshme të Mugler-it ishin bërë më pak të zbatueshme komercialisht në fillim të viteve 2000 dhe stilisti u largua nga industria e modës për të ndjekur projekte të tjera krijuese.
Sipas mediave të huaja, shumë të famshëm kanë shpreh ngushëllime për humbjen e tij përfshirë, Dua Lipa, Beyonce, Kim Kardashian, Bella Hadid.