Home LifeStyle Finalja e madhe e BBV/ Ja surprizat e veçanta që morën 4...

Finalja e madhe e BBV/ Ja surprizat e veçanta që morën 4 finalistët e këtij edicioni të parë

Mbrëmjen e djeshme finalja e spektaklit “Big Brother VIP”, një natë plot surpriza me emocione të forta për katër finalistët.

Surpiza e parë ishte për prezantuesen Einxhel Shkira, e cila pati një vizitë nga babai i saj, piktori Muzafer Shkira, i cili emocionoi Einxhelin me fjalët më të bukura për suksesin dhe rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme.

Modelja Beniada Nishani një nga banoret e cila do të mbahet mend për përshëndetjet e shumta për familjarët e saj e sodomos dajën e saj Pashukun. Produksioni për të ka përgatitur surpizë shumë të këndshmë duke i sjell në takim prindërit e saj dhe shumë kushurinjë të saj, ku shijojë një darkë speciale në oborrin e shtëpisë “ BBV”.

I ftuar special për muzikë ka qenë këngëtari Sinan Hoxha, por më shumë ka qenë për Beniadën pasi ajo brenda shtëpisë ka kënduar shumë nga këngët e tij.

Balerin Ilir Shaqiri u dërgua në Teatrin e Operas dhe Baletit, në Tiranë  i cili ka takuar prindërit e tij, dhe jo vetëm për ta bërë më të vecantë aty prezente ishte soprano e njohur shqiptare me fame botërore Inva Mula.

Mula ka interpretuar këngën “Valësi i lumturisë”, në skenën e teatrit balerini ka interpretuar një vals përkrah nënës së tij, Mukadeze Shaqirin.

Nuk ishin vetëm ato surpriza për Ilirin por takoi bashëshorten e tij italjane Emanuela Morini, si fillim ai dëgjoj zërin e saj duke thënë disa fjalë shqipë dhe pas ajo hyri në shtëpinë e “BBV”

Ndërsa aktori Donald Veshaj, ka marrë dhe ai disa surpriza si fillim ka takuarr këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila erdhi nga Dubai për të qenë me të në natën finale, duket se keqkuptimet e tyre i lanë pas dhe pati përqafime dhe puthje mes tyre. Gjithashtu surpriza e veçantë për Donaldin ishte takimi dhe maman e tij të cilët u përlotën të dyjë.

Në spektaktlin “Big Broither VIP” fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri, duke fituar çmimin e madh  100,000 euro.