Home LifeStyle Ermal Meta u dhuron një kamion me vegla muzikore vajzave të strehuara...

Ermal Meta u dhuron një kamion me vegla muzikore vajzave të strehuara në shtëpinë ‘Rozalba’, një shembull që duhet të marrin “VIPSAT shqiptarë”

Vajzat e mitura që strehohen në shtëpinë ‘Rozalba’ në Lezhë, kanë një arsye më shumë për të gëzuar këtë fundvit. Këngëtari i shqiptar Ermal Meta, me një karrierë të sukseshme në Itali, i ka suprizuar, duke u dhuruar një kamion plot me instrumente muzikore, për ta bërë jetën e tyre edhe më të bukur.

Shefi i kuzhinës Altin Prenga i ‘Mrizit të Zanave’ ka publikuar në rrjetet sociale, momente kur vetë këngëtari u dhuron vajzave instrumentet muzikore, ndërsa të gjitha gëzojnë nga kjo surprizë. Madje postimi shoqërohet edhe me një ironi për ‘VIPSAT shqiptarë’ për  të cilët dëshiron të marrin shembullin e Ermal Metës.

‘Lind pyetja se kush është VIP, kush është vërtetë një njeri  i rëndësishëm? Engjëj si Ermal Meta që ngrohin zemrat si zemrat e shtëpisë ‘Rozalba’, vajza të mitura që ndoshta nuk kanë mundësi t’i kalojnë pushimet me familjen e tyre. Ai djali flori sapo dhuroi një kamion plot me instrumente muzikore për t’ua zbukuruar jetën këtyre zemrave shqiptare. Faleminderit Ermal Meta dhe dëshiroj të marr shembullin e VIPSAT-it shqiptar!!’- shkruan Altin Prenga.
Previous articleDualiteti 11-18, demokracia, dhe pjellat e shoqërisë shqiptare
Next articleI vë vulën! Voltana Ademi “tradhëton” Bashën dhe ‘zgjedh’ Berishën, duartroket në Kuvendin te ‘Air Albania’