Data e zgjedhje sa vjen e afrohet dhe personazhe të ndryshëm nga jeta politikë kanë nisur fushatën. Bie në sy mes të tjerësh, deputeti i PS-së së Beratit, Fadil Nasufi i cili flet shkruan me superlativa për veten duke u vetëquajtur ‘figura më emblematike’.
‘Fadil Nasufi është figura më emblematike e Partisë Socialiste në Berat. Ai është zgjedhur për 3 mandate kryetar i Bashkisë Berat e më pas Prefekt i Qarkut. Nasufi aktualisht mban pozicionin si drejtues i PS në Qarkun Berat”, shkruan në faqen e tij.