Sot shënohet 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006.
Për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu sot u organizua ceremonia e vendosjes së kurorave. Në homazhe mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka kujtuar përmes një postimi në Facebook, teksa ka publikuar një foto të Rugovës ka shkruar: “I përjetshëm kujtimi i Ibrahim Rugovës”.