Home Kronika 15-vjeçari shqiptar goditet për vdekje nga treni në Itali

15-vjeçari shqiptar goditet për vdekje nga treni në Itali

15-vjeçari shqiptar i quajtur Elion Shala, i lindur dhe rritur në Itali, humbi jetën ditën e djeshme pasi u godit nga nga treni. Sipas mediaveitaliane, djali kishte tentuar të kalonte shinat për të shkuar te shokët e tij, që ndodheshin në anën tjetër. Por në momentin që ishte mbi shina, ai u godit nga treni i Eurocity.

Sipas mediave italiane, drejtuesi i trenit nuk kishte vënë re asgjë, ai ndaloi vetëm një kilometër më tutje.

Elioni kishte kaluar pasditen me miqtë dhe do të ktheheshin në shtëpi me tren. Por ai nuk zgjodhi të shkonte në stacion përmes nënkalimit.

Shqiptari humbi jetën menjëherë. Viktima ishte në vitin e dytë të një shkolle mekanike dhe luante me ekipin lokal të futbollit. Përveç prindërve, ai kishte edhe një vëlla më të vogël.

Previous articlePedagogia shqiptare: Ne gratë bëjmë 2 turne punë të papaguar në shtëpi
Next articleElisabeta Imeraj: 21 Janari është hetuar dhe rihetuar disa herë, ja çfarë ndodh pas publikimit të përgjimeve të Artan Hoxhës