Home LifeStyle 10 gjërat që duhet t’i keni patjetër me vete në plazh këtë...

10 gjërat që duhet t’i keni patjetër me vete në plazh këtë verë

Pushimet verore kanë filluar dhe temperaturat e larta po i japin gjithmonë e më shumë mundësi njerëzve të shijojnë rrezet e diellit në plazh. Po ju japim një ndihmë me 10 gjërat që nuk duhet t’i harroni në shtëpi kur të niseni në plazh këtë verë:

1.Kremin mbrojtës

Lexojmë shpesh fjali të tipit “mos harroni të mbroheni nga dielli, askujt nuk i pëlqen një lëkurë e kuqe” por në fakt më shumë se sa nga ana estetike askujt nuk i bën mirë ekspozimi në diell pa krem mbrojtës, sidomos për fytryrën. Shmangni gjithmonë qëndrimin në diell në orarin e drekës edhe kur keni vendosur krem mbrojtës, rrezet më të mira meren në mëngjes.

  1. Kapele sa më praktike, nuk ju hynë në punë një kapele si Kylie Jenner

Foto nudo e Kylie Jenner e mbulur vetëm me një kapele të madhe bëri aq shumë bujë, sa këto kapele u prodhuan dhe shpërndanë me shpejtësi. Megjithatë ruajini për një foto në Instagram nëse dëshironi, dhe zgjidhni një kapele të vogël dhe praktike që ta mbani gjatë të gjithë kohës dhe t’ju mbrojë fytyrën.

  1. Një komplet plazhi rezervë

Asnjëherë nuk i dihet kur mund t’ju duhet një plan B. Zënë shumë pak vend në çantën tuaj dhe mund t’ju shpëtojnë në një sërë situatash.

  1. Spray për mushkonjat

Vera është nje “sezon insektesh” dhe nuk ka rëndësi nëse jeni në plazh ditën apo mbasdite ju duhet patjetër një spray i tillë. Vetëm me disa sprucime do të qëndroni të qetë pa frikën se ndërkohë që po merrni rreze një grerëz mund të jetë ulur në trupin tuaj.

  1. Një kuti e vogël me medikamente

Shumë ore larg shtëpise dhe larg qendrave shëndetësore nuk ngjall shumë siguri as kur e thua. Nuk ka rëndësi nëse keni një problem kronik “apo nuk sëmureni kurrë” bëni mire të mbani gjithmonë me vete disa medikamente, nëse nuk ju vjen asgjë në mendje po ju ndihmojmë: qetësues dhimbjesh, medikamente për alergji, nëj fashë dhe ujë të destiluar etj.

  1. LIBËR.

Vera dhe ditët në plazh janë më të bukura kur ke një libër me vete. Nuk ka rëndësi nëse ke gjithë ditën në dispozicion apo pak kohë për të lexuar, mos i privoni vetes magjinë e të njohurit me një libër të ri. Nëse ju duhen sugjerime klikoni në linkun e mëposhtëm:

fjales.wordpress.com

  1. Një çantë termus

Me kalimin e kohës çantat termus kanë zëvendësuar minifrigoriferët e vegjël që janë të rëndë dhe të bezdisshëm. Keni ose jo fëmijë gjithmonë ju duhet një çantë e tillë për ujin, frutat apo çfarëdolloj produkti që keni me vete, është më higjienike dhe praktike gjithashtu.

  1. Një pudër bebesh në paketim të vogël dhe një copë e pastër

Po e lexuat saktë. Për të gjithë ata që nuk e kanë shumë qef rërën në plazh kemi një zgjidhje shumë të shpejtë. Nëse hidhni pak pudër në vendin ku jeni bërë pis me rërë dhe e fshini me kujdes me leckën nuk do të ngelë asnjë grimcë e bezdisshme. Jeni të mirëpritur!

  1. Një peshqir…ose dy

Fakt! Nuk janë kurrë mjaftueshëm peshqirë në plazh edhe nëse je vetëm pa fëmijë. Ndajn ëse keni hapsirë në çantë bëni mirë të merrni një peshqir rezervë me vete ose në pamundësi zgjidhni një ose dy shaje të bukur por pak të plotë plazhi në mënyrë që t’ju shërbejnë jo vetëm për t’u lidhur reth belit në plazh.

  1. Një çantë waterproof

Telefoni, karikuesi, libri etj etj. Nuk mund të rrezikoni që paisjet tuaja të lagen në plazh. Ndaj bëni mirw të merrni një çantëz të tillë ku mund t’i fusni këto paisje para se ti vendosni në çantën e plazhit. Përveç ujit kjo do t’i mbrojë edhe nga rëra sepse do të jenë të mbyllura.

SOURCEbulevard news
Previous articleDurrësi strategjik mes turizmit elitar dhe lokal
Next articlePartizani mbërrin në Moldavi, të kuqtë gati për përballjen e nesërme