W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Slideri, Top Lajmet » Sali Berisha do të kandidojë në Durrës. Panik në degën e PD-së: Do na “tredhi” në fushatë

Sali Berisha do të kandidojë në Durrës. Panik në degën e PD-së: Do na “tredhi” në fushatë

pd durresNë PD-në e Durrësit ka nisur paniku dhe kjo jo pa arsye. Ndërsa klanet dhe njerëzit me pushtet kanë nisur me kohë luftën për të qenë në listën e sigurtë, befas ata janë ndjerë para një lajmi që, edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, ka shkaktuar shumë panik sidomos te klani i rrugës i cili e ka marrë peng këtë degë dhe që kërkon të ketë përfaqësimin e saj qoftë dhe në një opozitë të mundëshme për të mbrojtur atë që kanë vjedhur. Kryeministri i Shqipërisë, njeriu që pritet të largohet pas 22 vitesh nga drejtimi i qeverisë, mund të jetë kandidat në listën e sigurtë në Durrës dhe kjo jo pa arsye. Sali Berisha është njeriu që e njeh më mirë se gjithkush atë që ka ndodhur me klanin pengmarrës të degës së PD-në Durrës. Sali Berisha sipas burimëve nga kjo degë, ka shfaqur interes që të jetë i listuar në Durrës nga ku edhe mendohet se do të drejtojë edhe fushatën në rang vendi. Sipas njerëzve pranë tij, Berisha ka instaluar një seri paisjesh teknologjike në rezidencën qeveritare në Durrës, ku do të kalojë edhe pjesën më të madhe të kohës përjashtuar mitingjet që do të zhvillojë në të gjithë vendin. Por ardhja e mundshme e Sali Berishës në Durrës si deputet ka vënë në alarm klanin Olldashi, ndërsa mendohet se tashmë Berisha e ka mbyllur listimin e sigurtë në këtë qytet. Sipas burimeve jo zyrtare nga kjo seli, Berisha mund të jetë kandidat në zonën e Shijakut dhe në një përplasje të mundëshme ai mund të ketë përballë Agron Dukën, njeriun që kryeministri e ka sulmuar më shumë dhe madje njeriun që e ka akuzuar si pjesë e klanit të Zemunit në vitin 2005, por që çuditërisht heshti pasi fitoi zgjedhjet. Ajo që mësohet nga burimet pranë PD-së konsiston me faktin se ai do të ketë pas vetes njerëzit e tij më të ngushtë që do të thotë se Gjergj Lezhja, Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Arqile Gorea do ta ndjekin atë në listim. Por ndërsa në PD një kandidim i mundshëm i tij ka ngjallur panik, aq më shumë që e kanë gënjyer se kanë antarësuar qindra vetë, në PS ka një atmosferë optimiste për ardhjen e tij në qytetin bregdetar. Sipas drejtuesve të PS-së ardhja e Berishës në Durrës do të thotë që ai të marrë një deputet më pak dhe kjo pasi ai ka llogari për t’i dhënë durrsakëve jo vetëm për premtimet e pambajtura, por edhe për lënien e partisë në dorë të ca njerëzve që vetëm kanë vjedhur.

Short URL: http://bulevardionline.com/?p=2845

Posted by on Mar 29 2013. Filed under Slideri, Top Lajmet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Na ndiqni dhe ne facebook

Voto dhe ti sondazhet tona:

Nese do te beni pushime verore kete vit, a do ti beni ato ne Shqiperi?
Po
Jo
Nuk mund ta di
View Result
See all polls and results
ujesjellesi ukd 1 faqe per gazeten_Page_2

© 2014 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -