W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Slideri, Top Lajmet » Lutfi Hoxha, mjeshtri madh i skenës sërish në teater

Lutfi Hoxha, mjeshtri madh i skenës sërish në teater

lutfiNga Marinela Dushi / Është  një ndër themeluesit e teatrit  Aleksandër Moisiu. Rritur bashkë me skenën e teatrit  të Durrësit. Prej afro 6 dekadash aktori I mirënjohur dhe I talentuar durrsak , Lutfi Hoxha kaq l;uajtur shumë role në kinematografinë shqiptare por akoma më shumë në skenën teatrale.

Ju keni mbi 50 vite karrier si actor gjë që dëshmon përkushtimin dhe pëlqimin tuaj të madh ndaj këtij profesioni. Mund të na tregoni si ka lindur dëshira juaj për tu bërë actor? A e keni të trasheguar ap ka lindur bashkë me ju?

Po kam mbi afro 50 vite që unë luaj në skenën e teatrit të Durrësit. Jam një ndër themeluesit e teatrit Aleksandër Moisiu. Dëshira për tu bërë aktor lindi vetvetiu me kalimin e kohës, Nuk e kam të trashëguar. Unë si çdo fëmiëj tjetër shkova në pallatin e pionerit që kishte për të mësuar muzik, aktrim..dhe unë zgjodha të provoja në aktrim. Regjizorët me spikatën mbase nga talenti që kisha për të më ofruar role të ndryshme. Si fillim e nisa me trupën amatore por më pas në 1953 fillova të punoj për herë të parë me një trup profesionale, me trupën e teatrit të Durrësit. Mund të them që ndihem si jetim në sensin se shumë nga kolegët e mi, në most ë them gati të gjithë, dhe ata themelues të teatrit, kanë ndërruar jetë.

Po ju e keni trashëguar profesionin tuaj te pasardhësit,tek fëmijët, nipërit,mbesat tuaj?

Jo, nuk e kam trashëguar

Mund të na thoni afërsisht sa role keni luajtur gjatë karrierës tuaj?

Janë shumë , smund ti mbaj mend të gjitha, por mund të them se janë mbi 100 role në teater dhe 17 në kinematografinë shqiptare. Përgjithsisht kam luajtur role kryesore. Ajo që kritika ka vlersuar tek unë është fakti që kam luajtur dhe role të pleqëve kur un isha në moshë të re. Psh rol kryesor kam patur si babai I Tilit tek filmi “ Shoku ynë Tili “, rol kryeso gjithashtu në rolin e Skapenit në “ Dredhit e Skapenit”, ose babai I Nikolinit te “ Vepra Parimore”, po ashtu te “ I sëmuri imagjinar” roli I Arganit etj.

Cili është roli juaj që keni luajtur për herë të parë?

Thansai , vepra e Haxhi Qamilit. Flas për rolin e parë si profesionist, jo si amator ne teatër, ndërsa në kinematrografi është filmi “ Detyrë e Posaçme” në vitin 1963, me regjizor Krisaq Dhamon. Regjizori im I parë farë më të cilin kam bashkëpunuar është Gjergj Vlashi.

Më përmendni disa nga rolet tuaja si në film sin ë teatër, role më të spikaturat?

Kam luajtur në filmin “ Thirrja”, “ Rrugicat që kërkonin diell”, “Pylli I lirisë” , “ Shoku ynë Tili “, “ Nata e parë e lirisë” etj. Ndërsa në teatër: “ Votra e huaj” e Ndrek Lucës, “ Bileta e llotarisë” e Dionis Bubanit, “ Prindër educator” e Spiro Camorës, “ Martesa e gogolit”, I sëmuri imagjinar”, I Molierit, “ Dredhitë e Skapenit” në rolin e Skapenit, “ Vjerra dhe nusja “ në rolin e Brigenës etj.

Ju jeni vlersuar me shumë çmime,madje së fundmi morët dhe një çmim për 60-vjetorine teatrit Aleksandër Moisiu. Më përmendni disa prek çmimeve dhesi jeni ndier me këto vlersime?

Ndihem shumë I vlersuar si nga morale dhe nga ana artistike. Kam marr çmime si: “Naim Frashëri”, klasi I parë, “ Artisti I merituar”, “ Mjeshtër I madh I punës”, dhe së fundmi më çmimin “ Mirënjohja e qytetit”.

Ju keni luajtur dhe në teatër dhe në filma. Në cilën nga këto të dyja e gjeni më shumë veten, cilën pelqeni më shumë? Dhe pse?

Sigurisht që më pëlqejnë të dyja,secila ka tyë veçantën e saj,si aktrimi në fil, sin ë teatër. Por do të veçoja pak më tepër teatrin sepse në skenë ndihesh më vetvetja, je përball publikut dhe fitbekun e merr menjeher me duartrokitjet e publikut. Je më I lirë në skenë, je vetëm ti ,vepra ,dhe publiku dhe mund ta bësh si të duash . je përball publikut I mbushur me emocione të shumta. Ndërsa në film je më I kufizuar, gjithçka është industrial,e përbërë nga shumë komponentë, si kamerat, nderprerja shumë herë e akteve.

Pas 50 vite karrier ju e nde vazhdoni te jeni aktiv. Ju së fundmi keni luajtur në filmin “”Ne dhe Lenini”.në rolin e Musait. Ndërsa momentalisht jeni duke bërë prova për veprën e Shekspirit që do të vendoset ne skenë së shpejti nga regjizorja Driada Dervishi. Ku e gjeni këtë forcë, nga buron kjo energji?

Unë që në vitin 1953 deri sa dola në pension ,kam luajtur shumë role pa ndërprerje. Kur dola në pension nuk hoqa dorë nga aktrimi. Jam aktivizuar shpesh. Roli që aktualit po përgatitem duke bërë prova , e pranova për tre arsye: me rastin e 60 vjetorit, respektin që kam ndaj regjizores, Driadës, dhe fakti se Shekspiri nuk është vendosur më parë në teatrin e Durrësit. Forcën e gjej nga pasioni që kam për punën. Vetë tetatri është një magji, dhe forca buron nga kjo magji.

Si ndiheni para se të dilni në skenë për të aktruar? A keni emocione?

Normalisht që ndjej shumë emocione. Në fakt emocioni është I domosdoshëm, sepse nëse ti nuk je I emocionuar vetë ,ateherë nuk arrin ti përcjellësh publikut emocione. Që një shfaqje të ketë sukses duhet që të përcjell emocion te publiku. Për mua publiku është gjykatësi. Është ai që tregon se sa sukses ka patur shfaqja,sa është arritur të përcillet tek ata. Kukr është komedi suksesi duket tek të qeshurat e tyre, kur është dram suksesi duket kur publiku rrin në heshtje të plotë, ku asgjë nuk pipëtin.

Short URL: http://bulevardionline.com/?p=2488

Posted by on Mar 12 2013. Filed under Slideri, Top Lajmet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Na ndiqni dhe ne facebook

Voto dhe ti sondazhet tona:

See all polls and results

Reklama:

ujesjellesi ukd 1 faqe per gazeten_Page_2

rsz_reklama_orkidese_

© 2014 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -