Home Sport ZYRTARE/ “Tërmet” te Gjermania, shkarkohet trajneri Hansi Flick

ZYRTARE/ “Tërmet” te Gjermania, shkarkohet trajneri Hansi Flick

Hansi Flick nuk është më trajner i Gjermanisë. Lajmi është dhënë nga Federata, me një njoftim zyrtar.  Ky vendim ka ardhur për shkak të rezultateve të fundit, të cilat kanë qenë të dobëta. Tekniku 58-vjeçar numëron 25 ndeshje në krye të Kombëtares së “Panzerave”, ku ka marrë mesatarisht 1.72 pikë për ndeshje.

Në 6 ndeshjet e fundit, një nga Përfaqësueset më të mëdha në botë ka marrë vetëm një fitore, një barazim, ndërsa është mundur 4 herë. Pika që mbushi kupën ishte disfata e mrbëmshme ndaj Japonisë, në miqësore, me shifrat 1-4.

Previous article“Shpenzoj vetëm 50$ në muaj”, njihuni me kursimtaren amerikane
Next articleZjarr në një ullishte në Fier, Peleshi: Niset për ndërhyrje nga ajri helikopter Cougar