Home Sport Zyrtare, Mario Balotelli është i Milanit

Zyrtare, Mario Balotelli është i Milanit

balotelliBalotelli-Milan, tani është zyrtare. Shoqëria kuqezi mbyll me sukses goditjen më të madhe të merkatos së dimrit duke rikthyer në Itali pas dy sezonesh e gjysmë djalin plangprishës. Ish sulmuesi i Interit do të akomodohet sërish në kryeqendrën industrial të Italisë, por këtë herë në “Milanello” dhe jo në “Pinettina”. Arritjen e marrëveshjes e konfirmon Milan Channel që zbulon edhe shifrat e transferimit të Balotellit në vendlindjen e tij. Lojtari do të mbërrijë në Milano të mërkurën për të firmosur një kontratë për 4 vjet e gjysmë nga e cila do të përfitojë 4 mln Euro në sezon plus bonuset e parashikuara në kontratë.

Nga ana tjetër, Manchester City do të arkëtojë 20 mln Euro që do të paguhen në katër këste. Mario Balotelli u transferua te Manchester City në vitin 2010 ku nuk arriti asnjëherë të gjente ambjentin e përshtatshëm për të treguar klasin e tij si lojtar. Me fanelën e citizens, super-Mario luajti 53 takime duke shënuar vetëm 20 gola. Mosmarrëveshjet e tij me trajnerin Mancini kulmuan në 3 Janar, ku tekniku italian u detyrua ta largonte nga stërvitja. Ndërkohë, aventura e tij në Itali do të rinisë nga i njëjti qytet ku la shije jo të mirë në kujtesën e tifozëve të Interit pasi hodhi fanelën në shenjë proteste, çka shkaktoi edhe divorcin e djaloshit me origjinë ganeze nga klubi i drejtuar në atë kohë nga Jose Mourinho.

Previous articleHelen Flanagan set fotosh për New Magazine
Next articleJuventusi rrit ofertën për Lopez