Bayern ka gjetur zëvendësuesin e Manuel Neuer. Pas dëmtimit të këtij të fundit, klubi bavarez e ka parë të arsyeshme të ndërhyjë në merkato dhe ka siguruar firmën e portierit Yan Sommer, kontratë deri më 30 qershor 2025.
“Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në Bayern. Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit shumë here, e di cilësinë dhe atmosferën e madhe të këtij klubi. Jam krenar që tani jam pjesë e Bayern. Kemi disa sfida të mëdha përpara. Mezi pres të filloj të luaj këtu me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe gjithçka që do të vijë. Dua të falënderoj Borussia Monchengladbach për tetë vite e gjysmë të mrekullueshme dhe që mundësoi këtë transferim” – Tha ai.