Home Politike Zv.kryeministrja bullgare i përgjigjet Ramës: Ne nuk jemi një turp, e papranueshme...

Zv.kryeministrja bullgare i përgjigjet Ramës: Ne nuk jemi një turp, e papranueshme gjuha fyese! Mbrojmë interesat kombëtare

Pas Minstrisë së Jashtme bullgare, ka reaguar edhe zv.kryeministrja Kornelia Ninova e cila e ka quajtur të papranueshme gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama, pasi sipas saj është një gjuhë fyese. Ninova shkruan se Bullgaria nuk është një turp, por është një vend me dinjitet që mbron interesat e saj kombëtare.

“Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se i turpshëm një vend anëtar i NATO-s që mban peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se 26 vendet e tjera evropiane janë të pafuqishme është fyese, e ashpër dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe për shtetet anëtare të BE-së. Ne nuk jemi një turp. Bullgaria ka dinjitet, mbron interesat e saj kombëtare dhe mbështet vlerat evropiane”, thuhet në reagim.