Home Politike “Zoti iu ruajtë mendjen”, Gazment Bardhi flet për vilën 760 mijë euro...

“Zoti iu ruajtë mendjen”, Gazment Bardhi flet për vilën 760 mijë euro që futi në “sherr” demokratët

“Zoti iu ruajtë mendjen”. Kështu e komenton Gazment Bardhi përplasjen në Kuvend me mbështetësit e Sali Berishësa, Edmond Spahon dhe Tritan Shehun.

I ftuar në Radar Infrmativ me Juli Xhokaxhi, Bardhi tha se ata janë në moshën e prindërve të tij dhe me ironi u shpreh se iu uron  pleqëri të mbarë.

“Nuk do preferoja të komentoja veprimin e dy individëve që janë në moshë të prindërve të mi. Zoti u ruajt mendjen. Totalisht pa arsye. I vetmi koment që kam është Zoti u ruajt mendjen dhe uroj pleqëri të mbarë, jetë dhe shëndet”, tha ai.

Përplasja ndodhi për shkak të pyetjes publike që Gazment Bardhi bëri, teksa tha se vila 760 mijë euro në Lalzi përket një ish-ministri të PD dhe për pasojë është peng te Edi Rama.

Lidhur me këtë, demokrati sqaroi se nuk ka përmendur asnjë emër, por mediat kanë përfolur disa prej tyre, përfshirë Edmond Spahon. Bardhi tha gjithashtu se ka kolegë në PD që janë peng te Edi Rama për shkak të aferave korruptive gjatë qeverisjes së djathtë.

“Nuk kam përmendur asnjë emër. Kam shtruar një pyetje për arsye etike duke qenë se se bëhet fjalë për një koleg në PD. Kam preferuar të mos bëj publik emrin. Unë personalisht kam preferuar të mos përmend emër. Emrat që ju thoni janë përmendur nga kolegët tuaj gazetarë. Unë e nxora si çështje. Është kthyer në modë në PD se kush mendon ndryshe nga Sali Berisha në PD etiketohet si i shitur. Ajoo pyetje ka qenë për tu kthjelluar se cili prej kolegëve se nëse thua është i shitur duhet të kesh një të dhënë se më çfarë më ka blerë. Ndërkohë që ka kolegë që realisht janë peng të Edi Rama. Një rast është ky që kam thënë. Kanë abuzuar kur kanë pasur besimin e demokratëve kur kanë qeverisur vendin”, tha ai.