Home Kronika Zjarrvënia në Shkodër! Autori kishte synim ‘Audi-n’ e Dushkut, dogji edhe mjetet...

Zjarrvënia në Shkodër! Autori kishte synim ‘Audi-n’ e Dushkut, dogji edhe mjetet e tjera

Objektivi i autorit në Shkodër, ishte mjeti në pronësi të Gazmend Dushkut. Autorët kanë dashur të djegin mjetin ‘Audi’ të Dushkut, mirëpo si pasojë e erës ato janë djegur njëra pas tjetrës.

Duke qënë se kjo makinë ishte parkuar në një radhë me disa të tjera, prej saj kanë marrë flakë edhe tri makinat ngjitur: një “Audi A6”, një “Golf” dhe një “Opel”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Bexhistenit në hyrje të qytetit të Shkodrës. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, dhe janë duke u sekuestruar kamerat e sigurisë, për të parë nëse ka gjurmë të autorëve të kësaj zjarrvënie.