Home Kronika Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas/ Ndërron jetë në spital punonjësi...

Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas/ Ndërron jetë në spital punonjësi 57-vjeçar

Punonjësi i fabrikës së tullave në Maminas, e cila u përfshi nga zjarri një ditë më parë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Policia bën me dije se 57-vjeçari, i cili mori plagë të rënda të premten kur shpërthyen flakët, nuk arriti t’ja dalë dot.

Mësohet se blutë kanë vënë në pranga përgjegjësin teknik në fabrikën e tullave, shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë.

Featured image of article: EMRI/ Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas ditën e djeshme, ndërron jetë në spital punëtori 57-vjeçar, arrestohet përgjegjësi

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, bëri me dije policia.

SOURCEbulevard news
Previous articleKjo që bën Lulzim Basha, përveçse është budallaqe, është edhe e ligë
Next articleRama nxjerr pamjet nga Porto Romano, si duket Ekoparku i Madh i Durrësit