Home Bota Zjarret në Kanada/ Tymi mbërrin në Evropë, ja çfarë thonë shkencëtarët

Zjarret në Kanada/ Tymi mbërrin në Evropë, ja çfarë thonë shkencëtarët

Kanadaja është përfshirë nga flakë ditët e fundit dhe pamjet që po postohen janë tronditëse. Jo vetëm në Kanada, por edhe në zona të tjera ku kanë arritur retë e tymit të zjarreve imazhet janë të frikshme.

Tymi ka mbuluar disa qytete të SHBA-së, duke vënë kështu në alarm cilësinë e ajrit për rreth 75 milionë njerëz. Megjithatë, nuk janë vetëm SHBA-të që janë vizituar nga tymi i zjarreve, por ka arritur në Norvegji përmes Grenlandës dhe Islandës, sipas shkencëtarëve.

Shkencëtarët në Institutin Norvegjez për Kërkime Klimatike dhe Mjedisore (NILU) duket se kanë arritur të zbulojnë rritjen e dendësisë së tymit. Ata e kuptuan këtë duke përdorur instrumente të ndjeshme.

Sipas shkencëtarëve në ditët në vijim reja e tymit do të përhapet edhe në pjesë të tjera të Evropës.

Previous articlePolicia serbe arreston kreun e shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, lejoi një shfaqje teatrale të financuar nga Qeveria e Kosovës
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, e Shtunë 10 Qershor 2023