Home Aktualitet Zjarr masiv në qarkun e Korçës, autoritetet lokale i kërkojnë ndërhyrje Greqisë

Zjarr masiv në qarkun e Korçës, autoritetet lokale i kërkojnë ndërhyrje Greqisë

Një vatër zjarri u regjistrua në Pustec, fshatin Cerje të Qarkut të Korçës. Flakët kanë djegur një pjesë të zonës pyjore.

Raportohet se lokalizimi dhe shuarja e zjarrit është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer malor. Për këtë arsye, autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmë nga Greqia.

Deri tani, nuk ka informacione se çfarë e ka shkaktuar ndezjen e zjarrit dhe se sipërfaqe është djegur.