Home Rajoni Zjarr i madh në Prodromos të Greqisë/ Bariu shkon të shpëtojë bagëtitë...

Zjarr i madh në Prodromos të Greqisë/ Bariu shkon të shpëtojë bagëtitë por humb ‘betejën’ me flakët, gjendet i vdekur në fushë

Një i vdekur në Prodromos Viotias nga zjarri që ka rënë në zonë. Sipas Policisë, bëhet fjalë për një bari të moshuar (rreth 80 vjeç) i cili pasi ka marrë mesazhin e 112 ka vrapuar drejt vathës së deleve për të shpëtuar kafshët, por ka ndërruar jetë.

Siç u bë e ditur nga Zjarrfikësja, një grua ka telefonuar në qendrën operative dhe ka raportuar se menjëherë pas rënies së zjarrit, bariu është nisur për në vathën e tij.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë gjetur të vdekur bariun e moshuar. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia.
Previous articleSulmi në diskotekë/ Policia ndërhyu me spraj, momenti kur Abazoviç largohet nga klubi i natës
Next articleDhunë, vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur! 13 të arrestuar në 24 orë në Tiranë