Home Sport Zinchenko: Disa qeshën kur në dhomën e zhveshjes thashë të mendonim për...

Zinchenko: Disa qeshën kur në dhomën e zhveshjes thashë të mendonim për titullin

Duke folur në televizionin zyrtar të Premier League, mbrojtësi i Arsenalit, ukrainasi Oleksandr Zinchenko tha:

“Të jem i sinqertë, kur mbërrita për herë të parë, pashë cilësinë. Sigurisht që e njihja skuadrën e Arsenalit, i njihja të gjithë më parë, por megjithatë e kuptova këtu se ne kemi gjithçka për të bërë gjëra të mëdha. Fillova të flas në dhomën e zhveshjes, duke thënë: ‘Djema, harroni tre të parët ose diçka tjetër, ne duhet të mendojmë për titullin’.

Disa prej tyre po qeshnin, por tani askush nuk po qesh më dhe ne të gjithë ëndërrojmë. Sigurisht ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe tani nuk duhet të harroni se United është kthyer. City, si gjithmonë, është atje. Le të shohim se çfarë do të ndodhë, por ne duhet të lëvizim hap pas hapi.”

Previous articleMineralet e rralla të Suedisë, që mund të shpëtojnë Europën: Zbulimi i madh me shumë pikëpyetje
Next article“Pakoja e Madhe”, Rama: Edhe mësuesit e morën, mbështetje plus për këtë dimër të vështirë