Home Politike Zhvillimet e nxehta brenda PD-së/ Basha mbledh Këshillin Kombëtar, çfarë pritet të...

Zhvillimet e nxehta brenda PD-së/ Basha mbledh Këshillin Kombëtar, çfarë pritet të ndodhë sot

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbledh sot Këshillin Kombëtar në orën 11:00. Mbledhja zhvillohet për të ndryshuar strukturat drejtuese në kampin blu dhe do të mbahet në të njëjtën sallë ku u zhvillua takimi i Gazment Bardhit me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Duke ju uruar për zgjedhjen Tuaj si anëtar të Këshillit Kombëtar në Kuvendin e PD më 2 shtator 2023, ju njoftojmë se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00 për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike. Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana, salla Balsha, kati i dytë”, njoftoi PD.

Në këtë mbledhje pritet të përcaktohet dhe kush do të jetë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, post i cili mbahet nga Gazmend Bardhi.

Në Kuvendin Kombëtar Basha mori vendim për ndryshimin e statutit të PD-së sipas të cilit kreu i grupit Parlamentar është kryetari i Partisë Demokratike. Në këtë mënyrë Basha shkarkoi Bardhin nga posti I kreut të grupit parlamentar.

Në mbledhjen e 9 shtatorit Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë e Kuvendit, sekretarët, nënkryetarët dhe zëdhënësin e grupit të PD-së.

Previous articleOpozita në Serbi njësoj si qeveria, politikani serb: Po presin të ‘plasë’ në Ukrainë
Next articleAthinë-Shkup bashkojnë forcat për të shpëtuar trashëgiminë