Home Opinion Zhvillime shumë pozitive në shërbimet e DRSHTRR !

Zhvillime shumë pozitive në shërbimet e DRSHTRR !

Nga Zenel Çeliku

Prej shumë kohësh problemet e qytetarëve lidhur me Drejtorinë  e Përgjithshme të Shërbimeve e Transportit Rrugor (DRSHTRR )  kanë qënë pa fund por edhe një çerdhe korrupsioni. Vite më parë kur kishe një kërkesë apo problem në këtë institucion, duhej të kishe mik të madh ose punët mindej t’i zgjidhje në rrugë korruptive. Fakt është dhe duhet të theksojmë se, në 2-3 vitet e fundit, DRSHTRR nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm – Blendi Gonxhe, janë bërë ndryshime rrënjësore ku qytetarët janë lehtësuar maksimalisht lidhur me kërkesat e tyre duke evituar burokracitë dhe ndërhyrjet korruptive të cilët kanë qënë “sëmundje” e rëndë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në këtë institucion.

Tashmë ndryshimet janë shumë të prekshme për qytetarët të cilët posedojnë një automjet dhe detyrimisht duhet të kaloi në rugën ligjore për t’a përdor automjetin e tyre duke u paisur me dokumentacionin përkatës ligjor. Fillimisht dua të ndalem tek personat me aftësi të kufizuara ku është bërë revolucion për t’i shërbyer maksimalisht e në kohë rekord e duke i thjeshtëzuar proçedurat e tyre. Kjo kategori personash me aftësi të kufizuara që kërkojnë të drejtojnë një mjet, DRSHTRR i lëshon leje drejtimi të kategorive përkatëse duke vërtetuar aftësinë shëndetsore të drejtuesit të mjetit, për të drejtuar një mjet të përshtatur sipas nevojave të tyre shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Pastaj ata regjistrohen për të filluar kursin për t’u paisur me leje drjetimi Kjo është risi në këto shërbime dhe një ndimë e madhe për këtë kategori njerëzisht në nevojë.

Nga përshtypjet e qytetarëve të cilët shprehen me mjaft pozitivitet lidhur me shërbimet aktuale të DRSHTRR-ës, duhet të theksojmë se Drejtoria Rajonale Tiranë  është një model ku qytetarët gjejnë shërbim perfekt, të shpejtë, shumë korekte dhe pa asnjë hapësirë korruptive. Këtu shikohet qartë se ka kërkesë llogarie të madhe dhe për rrjedhojë, gjithshka ecen mjaft mirë, qytetarët që kanë nevojë, pa asnjë pengesë takojnë drejtuesit e kësaj Drejtorie. Drejtoria Rajonale Tiranë ka dy qëndra ku kryejnë aktivitetin e tyre. Njëra është në Fushë Prezë dhe tjetra është në Kashar ku kryehen  dy tipe kontrollesh;  kontrolli i funksionimit të sistemeve mekanike dhe kontrolli vizual i tyre. Ndër to theksojmë kontrolet si – në sistemin e  drejtimit, në sistemin e ndriçimit, në sistemin e amortizimit, në sistemin e frenimit, testimi i konvergjencës, kontrolli i pjesëve xhenerike, kontrolli i pjesëve motorike, kontrolli vizual i mjetit, kontrolli vizual i gomave e të tjerë. Drejtoria Rajonale Tiranë – Kashar dhe ajo në Fushë Prezë, ofrojnë shërbime të tjera me mjetin ose për drejtuesin e mjetit.  Aplikim, rinovim dhe shpërndarje e Dëshmisë dhe Certifikatës Profesionale, Leje drejtimi ndërkombëtare dhe leje qarkullimi ndërkombëtare janë shërbime që bën nw koh rekord për 30-40 min. Në qëndrën rajonale  në Fushë Prezë  bëhen pagesat e taksave vjetore të mjeteve të përdorura, pagesat e taksave vjetore të mjeteve të luksit, gjobat e tejkalimit të afatit të kontrollit teknik dhe paisja me vërtetim për kontroll teknik të mjetit. Qëndra rajonale Kashar mbledh komisionin lidhur me problemet e javës çdo të Enjte në orën 10:00 – adrea Drejtoria Rajonale Tiranë – Kashar, Autostrada Tiranë – Durrës, Km 7. Lidhur me problemet e mundshme, komisioni pasi analizon çdo problematikë del me vendimet e rasteve të trajtuara dhe i publikon ato menjëherë një ditë më pas. Këtu bëhen prova e kontrollit të njohurive teorike, riprovim i kontrollit të njohurive teorike, regjistrimet e mjeteve me afate vjetore të ndryshme duke filluar nga një vit deri në pesë vjet. Bëhet Liçencimi dhe Certifikimi i mjeteve dhe Leje drejtimi. Orari zyrtar Task-Forca e Transportit Rrugor është nga e Hëna – të Enjten 08-16.30, ndërsa paisjet me “Leje” për provën e kontrollit të njohurive teorike bëhen në 20-30 min. Edhe për pajisjen me autorizim për ushtrimin e drejtimit të mjetit, kualifikime profesionale, taksa dhe tarifa dhe veprime të tjera gjejnë terren komod në të dyja qënrat e Drejtorisë Rajonale Tiranë. Pa dyshim, ky shërbim është ndihmë jashtëzakonisht e madhe per qytetarët të cilët tashmë mundet të kryejnë veprimet e tyre për 20- 40 min pa asnjë problem dhe vështirësi.

Previous article“Duhet të marrim mbi 20 bashki, në të kundërt…”, Agron Duka: Ja si mund të fitojë opozita më 14 maj
Next articleAmbasadori amerikan Hovenier: Kosova të ecë drejt asociacionit, s’duhet të jetë Republikë Serbe