Home Kulture Zhgënjimi

Zhgënjimi

Nga Fatmir Lohja

Nga lokali i lagjes më ftonin  me dorë ,nga larg ,Tani me Kolin. U trondita nga ftesa e tyre. E pata të veshtirë të merrja vendim, të ulesha, apo të vazhdoja rrugën  me një salutim te thatë  me dorë. Jemi banorë të vjetër të lagjes, bashkëmoshatarë,por në klasë nuk kemi qënë asnjë vit bashkë. Jeta na ndau. Unë shkova për studime në iniversitet, ndërsa ata shkuan ushtarë,meqë shkollën nuk e pëlqenin shumë . Puna na hodhi në degë të ndryshme të ekonomisë. Vetëm komshillëku i hershëm me lidh në këtë tranzicion të veshtirë.

Para disa kohësh u ngatërruan për musteqet e Çelo mavrisë, se krahu i majtë e ka  cepin e mustakut më të gjatë se  të djathtin. Për këtë mosmarrëveshje shpërvjelen edhe dhërët. Me veshtirësi kalimtarët e rastin i ndanë , pa e bërë njëri – tjetrin helaçë. Nga ajo ditë nuk janë parë më sëbashku. Nuk e dija nëse po    pajtoheshin, apo do të percaktonin se cili është më i forti fizikisht!? Këto qenë arsyet që isha dyshas , të kaloja me një përshendetje të thatë, apo të pija kefenë me ata. Kur u avita në mendjen time fitoi komshillëku. U dhashë dorën ftohtë përpara se të zinja vend  në karrige.

M’u dukën me hënë të mirë, prandaj e pranova porosinë kafe me bisht. Dukej ashiqarit  se dy zotëritë i qenë afruar çakerqejfit. Nuk porosisnin më teke rakije, se iu dukeshin të vogla.E ngritën një shendet edhe  për mua.Nuk bënë keq, që më respektuan. Kur më harruan, filluan të lavderojnë njëri-tjerin me shumë pathos. Nuk po u besoja veshëve. Gjatë tre viteve të hatërmbetjes reciproke, veshët  më kanë dëgjuar  sharje nga më të ndyrat  në adresë të shokut. Në asnjë libër shkolle nuk lexohen ato fjali. Diçka nuk shkon në këtë mes!? Burra rreth të pesëdhjetave të zihen si kalamajtë, pa asnjë shkak të rëndësishëm!? Të kalosh  nga dashuria në urrejtje për shokun, nuk më duket se kemi të bëjmë me njerëz normal.

Për te mos u futur në vorbullën e tyre psiqike, me të pirë kafenë u ngrita për të ikur. Nuk më lanë të paguaja, por hatri u mbeti që u largova ,për të shkuar në punë.

Kur u ktheva nga puna pronari lokalit, ku ndënja në mëngjez me Tanin e Kolin , sa më pa ,më turret me nervozizëm. Me akuzonte pa asnjë dhoj të drejtë si ngatrestarë i dy shokëve. Sipas tij, me të ikur unë, ka filluar shamata midis Tanit edhe Kolit. Nuk po kuptoja gjë. Nuk e dija edhe pse janë zënë përsëri, pas tërë asaj dashurie, duke  u dëndur me raki.

  • Cili qe shkaku i zënkës ?- e pyes me ton pronarin, pasi nuk munda të dëgjoja më akuzat absurde të tija.
  • U kacafytën se kush do ta paguajë tavolinën.
  • E çfarë e keqe u ka ardhur ju nga kjo?
  • Më afruan vetë. Më lavderuar, e më puthën panderprë. Për të mos i lënë të ngrinden, u mora paratë të dyve, me qëllimin e mirë, që nesër , kur të qetësohen do t’u ktheja kusurin, -po më shpjegonte me zë të ulët pronari.
  • Mirë nuk ke vepruar, por përsëri nuk ke dalë me humbje,- e thumboj papritmas.- Ty të paskan puthur,ndërsa për mua një gjysëm shendeti çuan. Kjo tregon se kanë më shumë respekt për ty,  se për mua
  • Me humbje kam dalë. Ata kur e panë veprimin tim ,nuk më dhanë asnjë para,  madje më quajtën edhe matrapaz.
  • Si ti , edhe ata, kanë menduar,  nesër , në gjendje esëll ,të  paguajnë paratë vetëm një herë.
  • Unë jam pronari.
  • Edhe ata janë miqtë tuaj, siç tregove vetë.
  • Nuk ikën tjetri pa paguar shpenzimet. Unë jam privat. Me këte punë rroj.
  • Edhe ata privat janë. Nuk ka klientë, sado sarahoshë të jenë, që kanë deshirë të paguajnë dy fish  tavolinën. Me veprim tend, u ke nxjerrë rakinë në vend, – u dal zot kot  dy trazovaçëve .
  • Ata janë shokët e tu të fëmijërisë.Ti je inxhinjer. Unë e di mirë se ke autoritet te  dy gomerët. Kjo është fatura e shpenzimeve të tyre. Shpejt më jep paratë, që unë të fle rehat! – dhe ma ngjit në dorë një letër bakalli, me shifra , në ekstremitet për një klub lagje.

E pashë mirë që e kishte me seriozitet.  Ai mund të mendonte, se unë, nga kapadaillëku, për të ruajtur erzin e pijanecave të lagjes, do të nxirrja portifolion, si Skenderbeu shpatën,dhe  do ta zbrazja  me mburrje ,duke i dhënë  atij shpenzimet që ka shkruar , plus edhe ndonjë  resto të majme.  Për të mos lënë veten të nervozohem, edhe me shpresen  se  edhe atij do t’i  vinin mend, e mora shtruar. Nuk  ndalohen   njerëzit e rrugës se madhe, që kthehen të lodhur nga puna, sa kanë pirë kafenë në mëngjez ,me trazovaçët.

  • E para kjo shumë me duket e madhe për një klub në lagje ,- e nisa ngadalë.- Ku ta di unë se  është e saktë!? Kësaj i thonë: “ Troshani ka namin, ndërsa Kallmeti merr paratë”. A e  ke dëgjuar këtë shprehje nga lezhjanët?
  • E nga janë këto zotërinjët?
  • Janë emra fshatrash në Lezhë,pranda të thashë se  e tregojnë lezhjanët.
  • M’i lër katundarët  atje ku janë, se kemi të bëjmë me para!Të zë be kokën e kalajmave , se nuk kam shtuar asnjë qindarkë,- u mundua të më shpjegonte  me ngut, se mesa u duk në çere,iu mbush rradakia  se do ta paguaja, fap fap, njëra pas tjetrës paratë që ëndërronte me sy hapë .
  • Meqë nuk do të përmenden katundarët, po për zgjuarsinë e Nastradin efendisë,i  pastë drite shpirti etje ku është, a ke dëgjuar ndonjë llaf?
  • Kur më tregonte gjyshi historitë e tija në fëmijëri, me thonte se ka shumë vite, që i ndjeri ka ndërruar jetë. Pse po ma kujton tani?
  • E ka lënë një këshillë me mend:” Kush paguan paratë, i bie fyellit!”
  • E çfarë do të thuash me këtë?
  • Tanit e Kolit u dhe fyellin pa paguar. Ata luajtën muzikën , që deshën, në sytë e tu. Po unë çfarë lidhje kam në këtë mes? Ku ta di unë , se ju nuk i keni marrë dy herë paratë  nga të dy kokoroçët , meqë qënkan bërë tapë, sipas teje?
  • Për kokën e kalamajve, siç ta tregova në fillim, me deshirën më të madhe do t’I ndihmoja me marrjen e parave nga të dy , për të mos i lënë të ngatërrohen.  Ende nuk e kuptoj se pse  u nxehën me mua.
  • Këtë katrahurë e zgjidhni vetë. Siç më zhgënjyen ata, edhe ju më me habitët  shumë. Punës tënde deli përzot vetë. Nuk ke asnjë të drejtë të më ndalosh ,për tilla ngatërresa. Meqë po më zhgënjen,të jap fjalën e nderit, se në lokalin tuaj nuk do të hy më asnjëherë,- i premtova me seriozitetin maksimal.
  • Nuk ka mundësi ta mbani këtë premtim!?- mu drejtua me çere të zverdhur.- Kam respekt maksimal për ju. U kam klientin më të mirë,- i doli nga buzët një zgërdhirje e peshtirë.
  • Nuk ka asnjë lloj mundësie të jenë të verteta fjalët , me veprimet tuaja. Nuk jam horr ,që më kapin pronarët se nuk paguaj tavolinat!
  • Kam qënë gjithnji i ndershëm ndaj jush.
  • Sot jo.
  • Pse?
  • Atë e di ti. Ende nuk e kupton,pse po më bie në qafe fare kot,për zënkat me  klientët  tuja?  Edhe po t’i prisja paratë më gërsherë,nuk do t’i shpërndaja  si petullat në ujë, që nuk lënë asnjë shenjë, pasi guri fundoset në fund të lumit.
  • Ju lutëm qetësohuni ! U qeras unë,- dhe mori të me fusë krahun me buzëqeshje të veshtirë.

Edhe unë , me buzëqeshje ,më të keqe se të tijen  ,ia largova duart.

  • E shihni këtë gruan që po kalon!- ia preva qarravaitjet në mes.
  • Po. Eshtë drejtoresha e shkollës.
  • Tani me Kolin kanë fëmijët në shkollën e saj .Ajo ta zgjidh në momet hallin tënd.

Sa më lëshoi , u nisa me hap të shpejtë  për në shtëpi .Pa marrë kthesën, dëgjoj një zë sopronaje në oktavët lart: Kush kujton ti se jam unë !? ” Çfarë janë këto njerëz që ; edukatën e kuptojnë për frikë; zihen e pajtohen për asgjë; shahen e lavderohen në ekstremitet ,për interesa meskine. A mund të ketë zhgënjim më të madh, kur vihesh në situalla të tilla absurde!?

“  Tani e Kolin  janë puntor. Ai është niveli i tyre. Po zihen në parlament  politikanët, duke u sharë me   nënë ,e motra, më keq se gratë. Më pas   i    gjerbin kafetë  rrok , e puth, sikur nuk ka ndodhur asgjë.” – mund ta kujtojë  dikush më të drejtë. Me këtë eksperiencë, edhe ata më zhgënjejnë çdo ditë, prandaj kam frikë të merrem me politikë. Pse nuk e kanë të mirë këtë eksperincë, vendi ynë është më i varfëri në Europë.

Previous articleA po rrëshqet Gjermania në të djathtë?
Next articleZaev: Nuk do të jap dorëheqje nëse opozita bllokon miratimin e ligjeve

1 COMMENT

Comments are closed.