Home Aktualitet Zhdukja e fëmijëve shqiptarë, reagojnë autoritetet: S’ka pasur kontrolle nga kampi, të...

Zhdukja e fëmijëve shqiptarë, reagojnë autoritetet: S’ka pasur kontrolle nga kampi, të aktivizohen protokollet mbrojtëse

Këshilli i Qarkut Kent ka reaguar pas publikimit të lajmit nga BBC se 39 fëmijë shqiptarë janë zhdukur nga kampet ku mbaheshin prej më shumë se një muaji. Në deklaratën zyrtare thuhet se zhdukja e fëmijëve vjen si pasojë e mungesës së kujdesit të autoriteteve lokale. Këshilli i Qarkut Kent thotë se ka përdorur të dy protokollet e përcaktuara mbrojtëse duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe ka iniciuar strategji të shumë agjencive për të minimizuar sa më shumë që të jetë e mundur rreziqet për këta fëmijë.

“Të gjithë fëmijët e pashoqëruar azilkërkues janë të cenueshëm ndaj shfrytëzimit… hulumtimi dhe përvoja provon se disa kombësi janë veçanërisht të cënueshme dhe mund të zhduken. Kryesisht kjo vjen si pasojë e mungesës së kujdesit të autoriteteve lokale. Këshilli i Qarkut Kent ka përdorur të dy protokollet e përcaktuara mbrojtëse, duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe ka iniciuar strategji të shumë agjencive për të minimizuar sa më shumë që të jetë e mundur rreziqet për këta fëmijë. Këshilli vazhdon të marrë një rol proaktiv në mbrojtjen e të gjithë fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar në kujdesin e tij,”- thuhet në deklaratë.

39 fëmijë shqiptarë janë zhdukur nga kampet ku janë strehuar pas mbërritjes me gomone në Britaninë e Madhe. Lajmi u bë me dije nga BBC që shkruan se autoriteti vendor ka marrë deri më 31 tetor 197 fëmijë shqiptarë, 39 prej të cilëve janë zhdukur. Ata përbëjnë 20% e fëmijëve emigrantë që kanë mbërritur në Britani të pashoqëruar dhe janë marrë nga Këshilli i Qarkut Kent. Disa prej tyre kanë mbushur 18 vjeç, ndërsa të tjerët janë nën moshë.

Previous articleElsa Lila e konfirmon: Fest 61 po vjen, shihemi në Pallatin e Kongreseve
Next articleKy është vendi ku gratë jetojnë më mirë në botë, ndihen të sigurta dhe kanë më shumë të drejta