Home Slideri Zhduket nga tregu numri i radhës i Gazetës “Bulevard” në ditën që...

Zhduket nga tregu numri i radhës i Gazetës “Bulevard” në ditën që Berisha mban miting në Durrës

527555_445308692190954_21239506_nDita e sotme ka qenë e pazakontë për mëdian shqiptare pasi dy anëtarë të forumit rinor të Partisë Demokratike të fotografuar me celular kanë hequr nga tregu të gjithë gazetat “Bulevard” të ditës së sotme pas orës 07.30. Numri i gazetave të hequra rreth 600 është bërë me urdhër të njerëzve të Filip Gjoncit, Monika Tahirit, Tan Goljes dhe natyrisht nën dirigjimin e klanit Olldashi në Durrës. Edhe pse janë hequr nga qarkullimi duke u blerë masivisht 600 kopje gazete, qytetarët durrsak kanë arritur që të blejnë në kohë rekord 400 numra të tjerë. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak se kryeartikulli i gazetës së sotme “Bulevard” ka pasur në qendër të tij anëtarësimin që po bën në mënyrë të dhunshme Partia Demokratike në Durrës me maturantët e shkollave. Të përballur me fakte skandaloze dhe të pakontestushme rrugeçer të forumit rinor të PD-së të indentifikuar tashmë se cilët janë me lekët e taksapaguesve shqiptarë që vjedhin drejtorët dhe ndërmarrja janë munduar t’i heqin durrsakëve të vërtetën e këtyre anëtarësimeve, por dhe të shkeljeve të tjera abuzive të znj. Monika Tahiri, ministrit Eduard Halimi etj . ky veprim rrugaç kja paraprirë me ditën e Berishës në Durrës, i cili pritet të bëjë anëtarësimet publike pranë mediave, por që gjithsesi konsistojnë fallco. Redaksia e “Gazetës Bulevard” shpreh indinjatën për veprime të tilla të turpshme që i ngjajnë hedhjes së trakteve në kohën e Enver Hoxhës ku spiunët e sigurimit të shtetit i mblidhnin për të mos i lexuar njerëzit. Redaksia bën me dije se numri  i radhës i Gazetës “Bulevard” do të ketë të plotë të gjitha shkrimet si ribotim dhe gazeta  ditën e martë do të dalë me një format të dyfishtë të faqeve të saj. Pavarësisht tentativave të segmenteve të pushtetit që po jep shpirt sot të fituar kemi dal ne dhe qytetarët e Durrësit që shëtisin të tronditur nga një kioskë librarie në një tjetër për të blerë Gazetën “Bulevard” dhe që ndiheshin të mundur nga dy rrugeçë të forumit rinor që ndoshta Berisha do anëtarësojë sot. I sigurojmë lexuesit durrsak që me gjithë përpjekjket e dëshpëruara të pushtetarëve të korruptuar ajo nuk do t’i mungojë kurrë atyre dhe nuk do ndryshojë kurrë profilin e saj për të qenë zëri i qytetarëve.

Previous articleDembelizmi apo debilizmi i PS së Durrësit
Next articleItali, sondazhet nxjerrin fituese Partinë Demokratike të Bersanit