Home Politike Zgjedhjet vendore/ Ilir Meta takim me Sali Berishën në selinë e PD-së

Zgjedhjet vendore/ Ilir Meta takim me Sali Berishën në selinë e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillojnë ditën e sotme një takim. Report Tv mëson se takimi po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa në fokus të tij janë zgjedhjet vendore 2023.

Ky është takimi i dytë që Meta dhe Berisha zhvillojnë sëbashku në selinë blu. Para tre javësh, Meta i shkoi Berishës në takim, ku edhe konfirmuan se do të bashkëpunojnë për zgjedhjet lokale.

Previous articleKush është shënjestra e të shtënave me armë në Shkodër, ish drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër, i akuzuar më parë për vrasje
Next articleKursi i Këmbimit/ Forcohet paundi dhe euro, dollari sheh rënie të vlerës