Home Slideri Zgjedhjet, sondazhi në Durrës: E majta me 7 mandate, PD me 5...

Zgjedhjet, sondazhi në Durrës: E majta me 7 mandate, PD me 5 dhe FRD një mandat

psNga Xhevo Gradica / Dy ditë para se qytetarët shqiptarë të shkojnë në qendrat e votimit, sondazhet e realizuara on-line nga gazeta “Bulevard” kanë krijuar idenë se e majta e kryesuar nga Partia Socialiste pritet të marrë shumicën e mandateve. Konkretisht në këtë sondazh të realizuar në harkun kohor të tre javeve kanë marrë pjesë në votimin e tyre on-line 2500 qytetarë, saktësisht 2498. Moshat më të interësuar për të hapur ëebsite e gazetës “Bulevard” kanë qenë votues të moshës 20-40 vjeç në bazë të të dhënave që ata vet kanë konfirmuar gjatë votimeve. Ky është sondazhi i dytë që gazeta “Bulevard” bën publik dhe vjen pas sondazhit të realizuar nga një grup të rinjsh të cilët morën guximin të intervistonin vet qytetarët duke kërkuar prej tyre plotësimin e pyetësorëve. Mes të parit e të dytit nuk ka dallime thelbësore dhe përafria dëshmon se rezultati pritshëm i 23 qershorit mund të përkojnë me të dhënat e publikuara nga gazeta. Votimi on-line që po bëhet publik për herë të parë nga gazeta i jep aleancës së majtë 1351 vota duke e rendituar atë në krye të këtij sondazhi me 54 përqind. igli caraPas saj vjen aleanca e kryesuar nga PD me 40 përqind të votave, apo me 1010 klikime pro saj për t’u mbyllur me FRD e cila rezulton me 6 përqind-137 votues. Gjithnjë nëse votuesit kanë shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë vullnetin e tyre, atëherë PS do të marrë 7 mandate në bazë të llogarisë për shifrat e disponueshme në këtë sondazh, PD mbetet me 5 mandate dhe FRD me 1 mandat nëse këtë nuk do të duhet ta ndajë me PR. Shumë votues që kanë hedhur votën e tyre për aleancën e kryesuar nga PD i përkasin administratës e cila ka të gjitha gjasat të jetë vënë nën presion për të bërë këtë zgjedhje nga kompjuterat e zyrave të institucioneve dhe ndërmarrjeve. Fakti se PD si asnjëherë tjetër në zgjedhjet qendrore e lokale, ka detyruar pa asnjë lloj kompromisi administratën të marrë pjesë në takimet elektorale të Berishës, ka krijuar idenë se vullneti votuesve për këtë kategori është disi i kompromentuar. Durrësi si qark pritet të shënojë të njëjtat shifra si në rastin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 por këtë herë me këmbim vendesh mes PD me PS dhe LSI me FRD. Sondazhi është orientuar këtë herë nga tre grupimet: PD, PS, FRD (AK), ndërkohë që në votimet për dy të parat mund të ketë edhe mbështetës të subjekteve që qëndrojnë nën çadrën e dy subjekteve më të mëdha politike në vend. Në faqën on-line të gazetës ka pasur shumë komente lidhur me fatin e partive që kërkojnë përgjithësisht votën e komunitetit çam, komunitet me shumë influencë në këtë qark dhe përgjithësisht në Durrës, Shijak, Maminas, Sukth. Kështu pritet që PDIU për shkak të një fushate zgjedhore konfliktuale të liderit të saj Shpëtim Idrizi, kandidaturës së pazgjedhur që kryeson këtë subjekt në këtë qark dhe pazareve për të cilat akuzohet Idrizi e partia e tij lidhur me emërimet e disa drejtorëve, e zbret këtë parti në shifra gati të parëfillshme. Gjithnjë sipas sondazheve dhe opinioneve të shumta e të ndryshme PDIU në Durrës mund të marrë 850-900 vota për t’ia lënë partisë së re, Aleanca Popullore mbushjen e thasve me votat e çamëve. Aleanca Popullore ka qenë gjatë gjithë fushatës me aktive dhe me e drejtpërdrejtë me qytetarët-zgjedhës të saj duke iu ruajtur e shmangur edhe konfrontimeve të artificiale të krijuara nga rivalizimi me PDIU. Nga të dhënat paraprake mendohet se Aleanca Popullore do të marë 3-fishin e votave të PDIU brenda në bashkinë e Durrësit duke siguruar në këtë mënyrë edhe shtratin e saj për zgjedhjet e ardshhme. Çështje më vete dhe deri diku delikate mbetet fati kandidatit Agron Duka i cili këtë herë është renditur në krah të PR. Duka ka tentuar të bëjë një fushatë aktive dhe të mirëorientuar, në një kohë që në thuasje çdo takim është ndeshur hapur me nevojën e shpjegimet për kalimin nga e majta në të djathtë. Duka ka qenë eksponent me ndikim në PS, hartues i programit elektoral për bujqësinë në këtë parti, në një kohë që shumë dyshime ka ngjallur miqësia e tij me Sali Berishën. Kryeministri Berisha e ka fituar betejen në Durrës në 2005, 2009 edhe duke kërkuar nga qytetarët të distancohen nga klani Zemunit, nga “Duka krimit, siç e ka etiketuar Berisha). Në ndryshim nga PR dhe kandidati saj Duka, FRD dhe vet kandidati numër 1 në këtë qark Gazmend Oketa ndihen më të sigurtë. Pasi ka lënë në hije kandidatin e LSI Lefter Koka, kandidati FRD Oketa ka ngjitur shkallë në çdo opinonin, sondazh dhe pyetësor të plotësuar. Deri më tani mendohet se mandatet në qarkun e Durrësit do të ndahen 7 PS-5 PD-1 FRD, një ndarje e re dhe me peshë.

Previous articleMë votoni dhe mua, me nr 101
Next articleMiranda Kerr, përsëri ‘hot’