Home Politike Zgjedhjet në Rrogozhinë, mbyllet procesi i votimit për kreun e bashkisë

Zgjedhjet në Rrogozhinë, mbyllet procesi i votimit për kreun e bashkisë

Rrogozhina votoi sërish sot për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë! Rreth 33 mijë qytetarë u thirrën në votime. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i çiftit Berisha-Meta kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.

Procesi i votimit vijoi i qetë Por megjithatë pati një incident në Qendrën e Votimit nr 22-23, votimi u ndërpre për disa minuta për shkak të fotografimit të votës.

Në lidhje me këtë reagoi edhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, i cili nënvizoi se fotografimi i votës përbën shkelje të rëndë penale.

Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë theu heshtjen zgjedhore, duke hedhur akuza në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Kjo solli edhe reagimin e KQZ-së që u kërkoi kandidatëve të partive politike, që të evitojnë thirrjet politike me përmbajtje elektorale, pasi cenojnë procesin zgjedhor.

Nga ana e Partisë Socialiste situata ishte tejet e qetë, ku në terren ishte vetëm deputeti i zonës Etjen Xhafaj, ndërsa drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj e ndoqi procesin nga selia e PS në Tiranë.

Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 18:00 ka pasur 1102 votues më shumë, krahasuar me pjesëmarrjen e përgjithshme më 14 maj në këtë bashki.

Previous articlePas 32 vitesh shkarkohet “Fergusoni” i futbollit shqiptar
Next articleTragjedi në Vlorë/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë burrë e grua