Home Politike Zgjedhjet në 6 Bashki/ Balla: PS mirëpret çdo kandidat që ka aftësi...

Zgjedhjet në 6 Bashki/ Balla: PS mirëpret çdo kandidat që ka aftësi dhe vizion

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi për mediat pas mbledhjes së Këshillit Koordinues të Partisë Socialiste të qarkut Fier se zgjedhjet e brendshme do të jetë shumë serioze. Ai deklaroi se partia është e hapur dhe mirëpret çdo kandidat që beson se ka aftësinë dhe vizionin për drejtimin e degëve lokale.

‘Zgjedhjet tona të brendshme që sapo kemi startuar nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak. Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë. Partia Socialiste mirëpret çdo kandidat i cili beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale në pozicionet e kryetarëve dhe sekretarëve ekzekutivë të #PS në 61 bashki të bëhet pjesë e zgjedhjeve.‘- deklaroi Balla.