Home Politike Zgjedhjet lokale shkojnë në Venecia, Minxhozi: Kushtetuesja nuk e përballoi dot presionin

Zgjedhjet lokale shkojnë në Venecia, Minxhozi: Kushtetuesja nuk e përballoi dot presionin

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar në “Real Story” vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi pezullimin e padisë së ngritur nga Shoqata e Bashkive, për zgjedhjet lokale të qershorit të vitit 2019-ë. Minxhozi tha se kjo dinamikë ul ndjeshëm besimin te Kushtetuesja.

Kushtetuesja para se të marrë një vendim për padinë, fillimisht do të kërkojë një propozim nga Komisioni i Venecias.

“Nëse ka një interpretim si qytetar, e dimë që jurisprudenca me të njëjtat fjalë operon krejt ndryshe nga njerëzit e thjeshtë, por besoj që jemi brenda një lajmi të lexueshëm. Justifikimi që ka dhënë presidenti për të dhënë zgjedhjet, ne e dimë që ngjarja është banale. Unë pajtohem me atë që nëse ne kemi një gjykatë nuk ka pse të kemi pyetësor dhe letra e zarfe që shkojnë e vijnë në Venecia.

Për këtë argument Komisioni i Venecias e ka dhënë një vendim për zgjedhjet lokale të 2019-ës. Presidenti ka thënë që i shtyva zgjedhjet sepse do të kishte luftë. Pra ishte një ngjarje ku justifikimi për të shtyrë zgjedhjet nuk gjente terren dhe kësisoj, këtë orë që Gjykata Kushtetuese që ka marrë këtë dosje, duhej të shprehte një gjykim të saj. Ka ndodhur një fenomen që më kujton fundin e viteve ’90-ë, ku OSBE u bë si një lloj partie politike. Kujtoj një rast të famshëm ku ngriheshin disa familje në Gramsh për ujin dhe hyri OSBE për ta zgjidhur.

Kjo që thashë është ana komike e gjësë. Sot, ne krijojmë institucione kult, gjoja kult, siç është kulti i SPAK-ut, që i lemë 2 mijë dosje mbi kurriz. Janë shtyrë zgjedhjet, sepse Presidenti nuk do të flasë me kryeministrin. Mes partive ka një klimë të alarmuar, sepse një parti kishte dorëzuar mandatet. Pra atje vepruan me integritet, këtu s’e mbajmë dot presionin dhe kam përshtypjen që ajo formule, 3 andej, 3 këndej dhe 1 në mes e shtata, do të bllokojnë edhe shumë dosje të tjera që do të vijnë në të madhen. Ne do të hymë në një krizë Kushtetuese të rëndë, me Gjykatë Kushtetuese”, tha Minxhozi.