Home Slideri Zgjedhjet e qershorit, Shtyhen provimet e maturës shtetërore

Zgjedhjet e qershorit, Shtyhen provimet e maturës shtetërore

matura Nga Xhevo Gradica / Maturantët pritet të mos i zhvillojnë provimet e shtetit dhe ato me zgjedhje para përfundimit të zgjedhjeve të përgjitshhme në vend dhe shpalljes së rezultateve. Lajmi ka nisur të përflitet ndër kolektive mësimore dhe maturantë të shkollave të mesme publike e private. Maturantët, në bazë të programit mësimor, duhet të mbyllin testimin për lëndët me detyrim gjatë muajit qershor, kohë që përkon me zgjedhjet parlamentare. Ende në shkolla nuk ka mbërrirë ndonjë e-mail lidhur me këtë fakt, por nga ana tjetër thuhet se MASH e ka marrë tashmë një vendim të tillë dhe se zbardhja është çështje ditësh. Burimet thonë se arsyet dhe udhëzimet do të mësohen shumë shpejt, në takimin e parë të drejtuesve të arsimit në nivel qarqesh me përfaqësues të  ministrisë. Sipas gjitha gjasave shtyrja nuk pritet të ndodhë që shkak të mospërgatitjes së infrastrukturës, ngase tërë procesi do të jetë ashtu si dhe vitet e kaluara, pa ndryshime thelbësore. Ajo që përflitet gjerësisht lidhur me shtyrjen e datave të zhvillimit të provimeve, më së shumti ka të bëjë me përpjekjet për të “bindur” maturantët të zgjedhin alternativën e PD në votime. Më se 95 për qind e të rinjve që do i nënshtrohen provimeve të detyruara dhe ato me zgjedhje në maturën e këtij viti, kanë të drejtën e votimit. Të gjithë të rinjtë e kësaj kategorie e kanë për herë të parë këtë proces dhe thuajse fare pak prej tyre janë të aktivizuar në forume politike të majta a të djathta. Presioni në Durrës është shumë i madh dhe ka nisur shumë kohë më herët për të detyruar punonjësit e administratës së shtetit të votojnë PD. Kjo është dukur dhe manifestuar në të gjitha institucionet, por shumë e theksuar është ndier në arsim. Shtyrja e provimeve është parë si mundësi shumë e mirë për të manipuluar të rinjtë. Një veprim i tillë është tentuar nga politika sa herë që janë afruar zgjedhjet e përgjitshhme, ndërsa këtë herë presioni ka nisur të ushtrohet më i fortë. Shtyrja nuk ka të bëjë aspak me çështjen e sigurisë dhe as më shfrytëzimin e mjediseve shkollore si qendra votimesh. Me 23 qershor shkollat kanë të përfunduar procesin mësimor dhe klasat e koridoret mund të vihen në shërbim të zgjedhjeve pa asnjë lloj shqetësimi. Po ashtu edhe provimet e maturantëve kanë specifikën e tyre që nuk pengojnë asgjë në këtë drejtim. Provimet, testimi për lëndët me detyrim dhe ato me zgjedhje, zhvillohen në shkolla të përqendruara dhe asnjë datë nuk përkon m,e 23 qershorin. E vetmja arsye që ka shtyrë marrjen e vendimit të pritshëm ka të bëjë me shfrytëzimin e votës së maturantëve. Përmes mashtrimit dhe presionit të notës, PD kërkon të “bind” nxënësit e rritur. Nota maturës ka shumë rëndësi pasi është elemrnti bazë për të siguruar sa më shumë pikë, pikë që më pas rendition kandidatin për student në alternativat e zgjedhura nga kandidati. Sipas pohimeve, që kanë bërë të ditur shtyrjes së provimeve, maturantët do të duhet të zgjedhin. Nëse PD do të humbë zgjedhjet, rezultatet e testimeve do të jenë të ulta. Ka disa muaj që janë shpërndarë udhëzimet nga PD për strukturat që do të merren me fushatën e manipulimit. Drejtorët e shkollave 9-vjeçarë e të mesme të sektorit shtetëror e privat, kanë marrë udhëzimet e para në një takim të organizuar nga Eduart Ndreu, takim që është zhvilluar në mjediset e portit të Durrësit në dhjetor 2012. Ndreu është personi më i akuzuar për abuzime me fondet e portit, megjithatë kjo nuk e ka penguar t’u mbajë leksione drejtorëve të shkollave. Ai u ka kërkuar të pranishmëve të bëjnë presion tek administrata për të votuar PD. Ndreu e ka marrë këtë veprim në një kohë që strukturat e larta politike në Tiranë kanë marrë informacione të shumta jo vetëm nga Kontrolli Shtetit por edhe në rrugë të tjera për abuzimet e tij, në një kohë që dihet publikisht se Ndreu nuk ka punar dhe as nuk punon për të djathtët. Takimi me drejtorët e shkollave është parë si një mundësi e mirë e tij për të mashtruar opinionin politik në PD, përballë akuzave që rëndojnë mbi të. Megjithatë ky është modeli që ka nisur të përdoret gjithandej. Shumë drejtorë në shkollave kanë përcjellë listën e mësuesve që nuk e votojnë PD. Por veç administratës, edhe nxënësit e maturës kanë nisur të provojnë presionin. Edhe ndërmarrje e institucione të tjera janë vënë nën presion për të votuar pa kushte PD e cila ka humbur shumë terren për shkak të korrupsionit të thellë në të cilën janë përfshirë shumë administrata.

 

Previous articleXhaxhi militanti shkruan poemën e parë për Doklead Ademin
Next articlePërmbytet në Durrës, Shteti braktis banorët