Home Kosova Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, caktohet 25 dhjetori si datë për këshillat...

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, caktohet 25 dhjetori si datë për këshillat komunalë në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 25 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Këshillat Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit. Ajo ka ftuar subjektet politike për fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar Kodin Elektoral dhe rivalët politikë.

“Pas Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendeve Komunale në Zveçan dhe Leposaviq, pas konsultimit me partitë politike dhe duke pasur parasysh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me afatet dhe detyrimet ligjore, caktoi 25 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit”, ka njoftuar Presidenca.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të kuvendeve komunale dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Kosovës.

Previous article“Rama nuk firmos dhe detyron dy femra që nuk munden ta refuzojnë”, ironia e Kryemadhit për Portin e Durrësit: Si do bëhet transporti i mallrave me satelitët apo dronët e tij?
Next articleÇfarë ndodhi natën e tretë të Këngës Magjike? Zbulohen emrat e këngëtarëve për natën finale