Home Politike Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama: Do të organizohemi sa më mirë, opozita...

Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama: Do të organizohemi sa më mirë, opozita me 12-18 kandidatë do luftojë për mbijetësë të Bashës e Berishës

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porositë e fundit deputetëve lidhur me zgjedhjet e 6 marsit, e ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë për opozitën. Rama u shpreh se panorama e zgjedhjeve është e qartë ku PS do të ketë përballë PD me 12-18 kandidatë.

“Për fushatën do të organizohemi sa më mirë, por duke mos e humbur fokusin nga Këshillimi Kombëtar, se kjo është një shtysë që të gjithë deputetët flasin me njerëzit. të angazhuar do jenë vetëm forcat vendore, deputetët, drejtuesit politik të qarkut, mesazhet të lidhura me hallet, problemet dhe me shpresat e komunitete dhe sa më pak politikë në këto zgjedhje aq më mirë, se politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është qartë, nga ana jonë ne ofertës së punë, në 6 sheshe nga ana tjetër kundërshtarët tanë me 12 apo 18 kandidatë që do luftojnë për mbijetesën politike të drejtuesve partiak në Tiranë dhe që s’kanë asnjë lidhje me këto zgjedhje”, tha Rama.