Home Politike Zgjedhjet e 25 Prillit/ Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike tregon tre...

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike tregon tre pikat e forta të opozitës që do ‘rrëzojnë’ Ramën

Anëtari i kryesisë se Partisë  Demokratike, Fatbardh Kadilli pranon se Partia Socialiste është forcë e parë prej vitesh por ai mendon se opozita do ti fitojë zgjedhjet e 25 Prillit.

“PS është forcë e parë sepse që në vitin 2001 i ka larguar partitë e majta, i ka hequr nga oborri i saj segmentarizmat”-tha ai.

Kadilli shprehet optimist se opozita e bashkuar do të arrijë fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

“Marrëveshja e opozitës është formalizuar sepse jemi të gjithë në opozitë, qëllimet janë të njëjta, të largojmë Edi Ramën me një votë masive. Çdo votë është në shërbim të largimit të Edi Ramës. Jemi drejt fitores, e shoh në reagimin e njerëzve”.

Kadilli ka listuar pikat e forta të planit të Partisë Demokratike që sipas tij do të sjellin fitoren.

“Rigjallërimi i ekonomisë, forcimi dhe mbështetja e familjes, një qeverisje me integritet janë kolonat  e programit tonë.Taksa e sheshtë me 9%, ulja e taksës mbi të ardhurat duke ruajtur duke ruajtur fashën e rrogës nën 300 mijë lekë të vjetra, ulja e sigurimeve shoqërorë, subvencion në bujqësi 100 milion çdo vit, ulje e çmimit të energjisë dhe karburantit, të gjitha nxisin shqiptarët për të prodhuar më shumë”, shton Kadilli.

SOURCEBulevard News
Previous articlePS propozoi Besnik Mustafajn për t’u zgjedhur në bordin e RTSH, revoltohet Gramoz Ruçi pas numërimit të votave
Next articleMonika Kryemadhi flet për ish-kryetaren e Bashkisë: S’u dorëzua fare, e shqyen me kaçavida