Asambleja e Partisë Socialiste në Kukës ka miratuar kandidaturën e Albert Halilajt për Bashkinë e Kukësit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kukës pritet të mbahen më 24 shtator. Albert Halilaj u shpreh se vështirësia është sfidë dhe jo pengesë.“Asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë! Vështirësia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!”, tha Halilaj. Kujtojmë se ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi Kryesinë e grupit të tij dhe në përfundim ka vendosur që të shkojë me Ilir Metën në këto zgjedhje dhe të ketë rivalë kandidatin e PS dhe të PD-së zyrtare. Kryesia ka marrë vendim që këtë të diel të zhvillohet procesi i primareve, ku dhe do të dalë kandidati zyrtar. “Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj për organizimin e procesit zgjedhor për Primare për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023 në Bashkinë Kukës, vendosi: 1. Primaret të mbahen ditën e Diel, 27 Gusht 2023; 2. Kandidatët e primareve do të jenë sipas listës së miratuar nga Kryesia në aneksin bashkëlidhur këtij vendimi: Mbështetur në dekretin e datës 11 gusht 2023 të Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Kukës, në datën 16 gusht, KQZ ka përcaktuar afatet procedurale të cilat duhet të zbatohen nga partitë politike për regjistrimin e zgjedhjeve. Nisur nga këto afate dhe në përputhje me statutin e PDSH-së dhe vendimin nr. 38 të datës 01.10.2022 të Këshillit Kombëtar për Primaret jemi të detyruar të organizojmë primaret në një kohë sa më të shpejtë”, njofton Foltorja. Sipas saj, dega e Kukësit ka sjellë 10 propozime të cilat janë kontaktuar nga Sekretariati Organizativ dhe janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin e kandididimit për Primaret. Deri sot, në afatin e fundit për pranimin e dokumentacionit kanë plotësuar formularët 6 kandidatë nga te cilët 5 janë propozuar nga dega dhe një është vetëpropozim.
Home Politike Zgjedhjet e 24 shtatorit, Partia Socialiste miraton kandidaturën e Albert Halilajt për...