Në ditën e 83-të të luftës në Ukrainë, Rusia ka deklaruar se nuk ka do të zhvillojë asnjë bisedim paqeje me ta.
Sipas Sky News, agjencia e lajmeve ruse Interfax deklaroi se zëvendësministri i Jashtëm Andrey Rudenko ka thënë se nuk do të këtë nëgociata pasi ukraina është tërhequr nga procesi.
“Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociat”-tha ai.
Pas gati tre muajsh nën sulm të pamëshirshëm nga Rusia, forcat ukrainase kanë deklaruar se kanë përfunduar “misionin e tyre luftarak” në qytetin e rrethuar të Mariupolit.