Home Histori Zenajt e Belshit që shpëtuan jetën e 30 amerikanëve në 43-in

Zenajt e Belshit që shpëtuan jetën e 30 amerikanëve në 43-in

Anëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të New Jerse-t dhe të Forcave Ajrore të SHBA në Evropë vizituan Belshin javën e kaluar për t’i përcjellë nderimet e tyre familjes Zena.

Familja Zena shpëtoi jetën e 30 amerikanëve (13 mjekë, 13 infermiere dhe katër anëtarë të ekuipazhit të fluturimit) pasi avioni i tyre u rrëzua në Shqipëri në vitin 1943.

Familja Zena, së bashku me familje të tjera shqiptare, i mbrojti amerikanët dhe në fund ndihmoi për shpëtimin e tyre pas muajsh fshehjeje gjatë pushtimit nazist. Javën e kaluar, Garda Kombëtare Ajrore e New Jerse-t dhe mjekët e personeli i Forcave Ajrore të SHBA në Evropë i dhanë certifikata familjes për aktin e tyre vetëmohues të ndihmës dhe vendosën një kurorë me lule në varret e pjesëtarëve të familjes që kanë ndërruar jetë.

Previous articleTrajneri i Milanit: Tani e mbrapa të gjitha ndeshjet vendimtare, duhet të renditemi në katër vendet e para
Next article12 mars – vrasja e Gjingjiq: Njeriu që donte një Serbi normale