Home Bota Zelensky në përvjetorin e Çernobilit: Të ndalohet Rusia nga energjia bërthamore

Zelensky në përvjetorin e Çernobilit: Të ndalohet Rusia nga energjia bërthamore

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në 37 vjetorin e fatkeqësisë bërthamore të Çernobilit kërkoi që Rusia të parandalohet nga përdorimi i energjisë bërthamore. Me anë të një postimi në Twitter Zelenskyy kërkoi që Rusia duhet të ndalojë së shantazhuari Ukrainën dhe botën.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar që shteti terrorist të përdorë objektet e energjisë bërthamore për të shantazhuar Ukrainën dhe botën”, -shkroi Zelensky në Twitter.

Forcat ruse vazhdojnë të kontrollojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili është termocentrali më i madh bërthamor në Europë. Termocentrali është shkëputur shpesh nga rrjeti elektrik i Ukrainës për shkak të bombardimeve intensive ruse në zonë, duke rritur frikën në të gjithë Europën për një incident bërthamor.

Previous articleShqipëria, e dyta në rajon për çmimet më të shtrenjta të energjisë për familjarët
Next article“Një zotëri i vërtetë…”/ Modelja italiane ka dy fjalë për Cristiano Ronaldon