Home Sport Zelensky më i vendosur se kurrë, firmos dekretin që i jep goditjen...

Zelensky më i vendosur se kurrë, firmos dekretin që i jep goditjen fatale Putinit

Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që deklaron zyrtarisht perspektivën e çdo bisede ukrainase me liderin e Kremlinit Vladimir Putin “të pamundur”.

Dekreti zyrtarizoi komentet e bëra nga Zelensky të premten pasi presidenti rus shpalli katër rajone të pushtuara të Ukrainës si pjesë e Rusisë.

“Ai (Putini) nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë”, kishte thënë Zelenskiy të premten.

Klauzola e dekretit, e cila u përgatit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës më 30 shtator, thotë “Ukraina vendosi të deklarojë pamundësinë e zhvillimit të negociatave me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin.”

Previous articleMë sulmojnë se jam patriot dhe po luftoj mafien ndërkombëtare. Rama ka shumë cilësi pozitive, por çdo gjë e ka prej meje
Next articleAmerikanët të vendosur për drejtësinë mbi të korruptuarit, Yuri Kim nxit SPAK të fillojë reprezaljen ndaj politikanëve të inkriminuar