Home Bota Zbulohet shkaktari i tragjedisë në Genoa të Italisë

Zbulohet shkaktari i tragjedisë në Genoa të Italisë

Një gabim njerëzor shkaktoi një tragjedi fatale në Genoa, kur u shemb mbikalimi, tha kreu i prokurorisë publike në Genoa, Francesco Kozi. Kozi tha se pas operacionit të shpëtimit, hetuesit do të analizojnë “të gjitha aspektet që lidhen me zhvillimin, inxhinierimin dhe mirëmbajtjen e urës”. Sipas raporteve të mëhershme, mbikalimi që u shemb, la të vdekur 39 persona, dy vjet më parë ka qenë e mbyllur përkohësisht, pasi gjendja e saj ka kërkuar “mirëmbajtje të lartë”. Kreu i prokurorisë tha se ishte i gatshëm të hapte rastin “për shkak të një vrasjeje dhe fatkeqësie të zymtë të shumëfishtë”. Zjarrfikësit paralajmëruan të mërkurën se një pjesë tjetër e urës mund të shembet. Ministria franceze e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur sot se në mesin e viktimave janë tre shtetas francezë, dhe ambasada shqiptare në Romë tha se jetën kishin humbur dy shtetas shqiptarë. Mbikalimi, papritur, u shemb duke shkaktuar dhjetëra automjete të binin nëpër të çara. Ministri i Transportit italian Danilo Tonin, i cili vizitoi vendin e ngjarjes, tha se operatori i mbikalimit duhet të marrë pjesë në koston e rindërtimit, si dhe të paguajë një gjobë të rëndë.