Home Bota Zbulohet planeti i rrallë i ngjashëm me tokën, astronautët: I mbuluar nga...

Zbulohet planeti i rrallë i ngjashëm me tokën, astronautët: I mbuluar nga oqeanët

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet të rrallë, të mbuluar nga oqeani, i quajtur TOI-733b. Mediat e huaja raportojnë se planeti i zbuluar është afërsisht sa dyfishi i madhësisë së Tokës.

Mësohet se planeti ndodhet 245 vite dritë larg. Matjet e dendësisë sugjerojnë se TOI-733b mund të jetë një planet oqean me ujë kudo dhe ndoshta me jetë inteligjente. Teori të tjera sugjerojnë se TOI-733b ka humbur hidrogjenin dhe heliumin e tij, dhe në vend të kësaj ka ruajtur një atmosferë të mbushur me avull uji ose ka reformuar një atmosferë dytësore të elementëve më të rëndë.

Megjithatë, disa të dhënave sugjerojnë se atmosfera e TOI-733b po shterohet ngadalë, gjë që mund të jetë për shkak të afërsisë së saj me nxehtësinë e yllit të saj. Nëse nxehtësia e yllit që ai rrotullohet po avullon ngadalë atmosferën e tij, atëherë ai mund të shndërrohet në një planet shkëmbor.

Previous articleRritje pagash 23%-36% për mësuesit e arsimit parauniversitar në 2 vitet e ardhshme
Next articleEkzekutimi i Ardian Nikulajt/ Prokuroria shqiptare plotëson dosjen për të ekstraduar britanikët drejt Tiranës