Home Kronika Zbulohet një magazinë me armë në Kukës, arrestohet nga policia pronari

Zbulohet një magazinë me armë në Kukës, arrestohet nga policia pronari

Një magazinë me armë është zbuluar në Kukës. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë pronari i magazinës 44-vjeçari D.M.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar armë, municion luftarak, lëndë radioaktive si edhe kimike.

Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë.

Ndërkohë vijon puna për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve, për shëndetin e qytetarëve, si dhe për të përcaktuar qëllimin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre.

Previous article“Po u hap ajo derë…”/ Deklarata e papritur e Luizit: Veç një femër mund të më ndalë që të mos merrem me Kiarën
Next articleLajçak: Kemi pritur më shumë mirëkuptim për propozimin e BE-së