Home Slideri Zbulohet emri i kandidatit të PS në Vorë

Zbulohet emri i kandidatit të PS në Vorë

Mersin Murati është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës. Murati më herët ka qenë prefekti i Tiranës, por tashmë do të kandidojë për kryetar bashkie.

Ai ka drejtuar së fundmi Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Tiranë, funksion i deleguar i qeverisë përmes Ministrisë së Bujqesisë. I diplomuar në fushën e Drejtësisë, Murataj ka drejtuar edhe më herët sektorë të ndryshëm të bujqësisë në zona si Kamëz, Vorë etj.