Home Europa Zbulohet arsyeja: Ja ç’e shkaktoi tragjedinë e teleferikut në Itali, tre të...

Zbulohet arsyeja: Ja ç’e shkaktoi tragjedinë e teleferikut në Itali, tre të arrestuar

Policia arrestoi tre persona pas rënies së një teleferiku në Itali në të cilin u vranë 14 persona.

Aksidenti ndodhi të dielën në rajonin e Piemontes.

Kishte 15 persona në kabinë, dhe teleferiku po lëvizte nga qyteti i Stresit në majën malore të Mottarone në kohën e aksidentit.

Vetëm një fëmijë i mbijetoi përplasjes së teleferikut.

Gjatë hetimit, policia italiane arrestoi inxhinierin e teleferikut, drejtorin e shërbimit dhe shefin operativ të shërbimit.

Hetuesit zbuluan se sistemi i frenimit të sigurisë ishte “akorduar” për të shmangur një vonesë të teleferikut, tha prokurorja publike Olimpia Bossi.

Kavoja çoi në pasoja fatale

Prandaj, sistemi i sigurisë nuk u aktivizua kur u prish kavoja transportues, shtoi ajo.

Të paraburgosurit akuzohen për vrasje nga pakujdesia, duke shkaktuar një katastrofë të paqëllimshme dhe duke hequr instrumentet për të parandaluar një aksident.

“Të bindur se kavoja nuk do të prishej kurrë, ata morën një rrezik që çoi në pasoja fatale”, tha Bossi.

Teleferiku Mottarone, i cili u rihap muajin e kaluar pasi u mbyll për shkak të pandemisë, ka punuar “disa ditë me shumë udhëtime” me frenat e emergjencës të çaktivizuar, shtoi ajo.

SOURCEBulevard News
Previous articlePadia e Voltana Ademit në ‘Kushtetuese’ për zgjedhjet lokale, seanca e parë caktohet më 23 qershor
Next articleBerisha dhe Meta, si histori të mbyllura