Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për dyfishimin e ndihmës ekonomike, nga muaji janar, deri në qershor.
Ky vendim u mor për të zbutur efektet e shkaktuara nga pandemia e Covid-19.
Kush përfiton?
Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë që trajtohen me ndihmë ekonomike, konkretisht:
-Familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme,
– jetimët, të cilët nuk janë në jetimore,
-prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u takojnë familjeve në nevojë,
– víktimat e trafíkimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit.
-víktimat e dhùnës në familje, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore, shkruan Scan. Me vendimin e ri, ndihma ekonomike shkon nga 11.511, në 22.022 lekë. Për jetimët, víktimat e trafíkimit dhe të dhùnës në familje, masa e ndihmës ekonomike është 3 mijë lekë dhe do të shkojë në 6 mijë lekë, deri në qershor