Home Kronika Zbardhet ngjarja e rëndë në Peshkopi: 3 persona e rrahën për vdekje…

Zbardhet ngjarja e rëndë në Peshkopi: 3 persona e rrahën për vdekje…

Është  zbardhur  ngjarja e ndodhur në qershor të vitit të kaluar në Pëshkopi, ku mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari Nuri Basha, i cili më pas humbi jetën në spital.

Eduart Torba, Ahmet Torba dhe Lavdrim Kaleci kanë rënë në pranga sot, nën akuzë për vrasjen me dashje të Bashës. Sipas policisë, të 3 këta persona, për motive të dobëta ek anë rrahur 60-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda, që im orën dhe jetën dy ditë më pas.

Njoftimi i policisë:

VP Dibër/Finalizohet operacioni policor proaktiv i koduar “Deepened”.

Zbardhet ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2022, në Peshkopi, ku mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari N. B., i cili më pas humbi jetën, në spital.

Zbardhja e ngjarjes, si rezultat i hetimeve të thelluara, të zhvilluara nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për 3 shtetas të cilët ishin nën hetim, për këtë ngjarje, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të ndodhur në qershor të vitit 2022, në fushën e krimeve kundër personit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Deepened”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

E. T., 49 vjeç, A. T., 64 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, të tre banues në Peshkopi.

Nga tërësia e hetimeve të thelluara dyshohet se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi  E. T., në bashkëpunim me shtetasit A. T.,  L. K. dhe O. T. (i arrestuar më parë), kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin N. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous articleÇfarë ndodh nëse Kosova nuk nënshkruan marrëveshje me Serbinë
Next articlePak muaj para 14 majit/ PD zyrtarizon sot koalicion parazgjedhor me këtë parti