Home Politike Zbardhet dokumenti, Ulsi Manja padi në SPAK për 21 janarin për Berishën,...

Zbardhet dokumenti, Ulsi Manja padi në SPAK për 21 janarin për Berishën, Bashën dhe Prendin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dorëzon në SPAK kallëzimin për 21 janarin. Sali Berisha, në cilësinë e ish-kryeministrit,  Lulzim Basha ish ministër i Brendshëm, dhe Ndrea Prendi ish komandat i Gardës, janë zyrtarisht të kallëzuar në SPAK për vrasje në rrethana të tjera cilësuese në 21 Janar.

Më herët, Manja konfirmoi se do të dorëzojnë në SPAK një kallëzim për vrasjen e katër protestuesve në 2011. Ministri përsëriti thirrjen që SPAK të marrë nën administrim audion që thuhet se pasqyron komunikimin në Gardën e Republikës pak para se të bëheshin vrasjet e 21 janarit 2011.

“Ato katër vrasje kurrsesi nuk mund të jenë vrasje nga pakujdesia. Nëse ka një fakt të ri që ka dalë në dritë, që ka pasur komunikim në radio nga grupi i zjarrit dhe kjo sigurisht që mbetet një krim shtetëror dhe ngjarje e pa hetuar. Ne presim që SPAK ta marrë këtë çështje, ta hetojë, në mënyrë të gjithanshme.

Kushdo që ka qenë përgjegjës dhe pavarësisht pozitës që ka pasur, të përgjigjet para drejtësisë. Sot do ta depozitoj kallëzimin në SPAK si ministër i Drejtësisë”, tha ai më herët gjatë ditës së sotme.

Previous articleAudio për 21 Janarin/ “Garda ka vrarë me urdhër”, Artan Hoxha batuta në Policinë e Tiranës: Jam veshur trashë, i përgatitur për të qëndruar gjatë këtu
Next article“Ina, dalë nga shina” – Vazhdon sherri mes deputeteve të PD: Flutura në kabinën e qeverisë