Home Aktualitet Yuri Kim në Vlorë për turin e lamtumirës: Një nga qytetet më...

Yuri Kim në Vlorë për turin e lamtumirës: Një nga qytetet më të gjallë të Shqipërisë: Do më mungosh

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka vizituar ditën e sotme qytetin e Vlorës, në turin e saj të lamtumirës, pasi pritet që së shpejti të lërë detyrën e saj në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kim, përmes një postimi në Instagram, ka shkruar se do i mungojë ky qytet dhe mikpritja e tij.

“Këtë fundjavë, vizitova Vlorën për t’u thënë faleminderit dhe lamtumirë miqve në një nga qytetet më të gjalla dhe më të bukur të Shqipërisë. Nuk do ta harroj kurrë mikpritjen tuaj, sipërmarrjen tuaj dhe stilin tuaj. Do te me mungosh”, shkruan Kim në postimin e saj.

Kujtojmë se më herët Kim ka vizituar edhe disa qytete të tjera si Tropojën, Shkodrën, Skraparin dhe Libohovën.

Previous articleLirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë
Next articleCilët janë shtetet që bëjnë më shumë biznes në Shqipëri?